Aktorja e njohur Olta Gixhari është gjobitur së fundmi për parking në vend të gabuar. Ajo ka ndarë me fansat këtë fakt në rrjetet sociale duke shkruar se ka një muaj që parkon në të njëjtin vend dhe sot mori gjobë. Nëpërmjet një statusi në Instastory ajo i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, t’i japë një zgjedhje për këtë problem. Olta shkruan se nuk ka vend kur të parkojë teksa shton se ka një fëmijë që e pret në shtëpi.
“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë. Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kalojë jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi?! Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi!”– ka shkruar Olta krah postimit të saj, teksa ende nuk ka një reagim nga kryebashkiaku.





