Olta Gixhari është nga ato personazhe e cila është munduar të mbaj larg medieve jetën e saj private. Por ka pak kohë që Olta është bërë pjesë e shtypit rosë, për lidhjen më 23-vjeçarin Xhek.

“Panorama Plus” shkruan sot se Olta Gixhari po jeton lidhje stabël me 23-vjeçarin simpatik nga Tirana, i cili e ka shoqëruar në festën e “Albtelecom”, ku Olta ka qenë imazh i kompanisë.

Fotot janë shkrepur nga një person anonim poshtë zonës VIP të “Folie”, ku aktorja ndodhej e ulur në një kolltuk dhe mund të shihej qartë nga të gjithë klientët që kishin ardhur për të festuar party-n e titulluar “Sekreti i ëmbël”.

Edhe pse Olta është kujdesur të mos lërë përshtypjen se ishte çift me të dashurin Xhek, ka qenë dikush që i ka kapur afër njëri-tjetrit në një moment pas mesnate të festës. Sinjalin e parë të historisë së re të dashurisë Olta e dha para disa muajsh, nga fotot e bukura që postonte në rrjetet sociale.

Më vonë ishte vetë Xheku, që postoi në profilin e tij në Instagram foton e parë me aktoren, duke dekonspiruar kështu lidhjen.

Xhek Nasufi është student në degën e Ekonomisë në një nga universitetet private në Tiranë. Nga stili i jetës që bën, thuhet se vjen nga familje e pasur. Nga fotot që poston me makina të shtrenjta, ai ekspozon jetën ekstravagante, ku bien në sy sidomos argëtimet e verës në plazhet e Jugut. Mes shokëve njihet si “peshkatari”, pasi është shumë i apasionuar pas peshkimit, varkave dhe motorëve të ujit.