Aktorja e njohur, Olta Gixhari dhe partneri i saj do të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt.

Megjithatë, Olta e mbajti të fshehtë gjininë e bebit deri në muajin e nëntë, por ishte motra e saj, e cila në një intervistë te “Rudina” tregoi se aktorja durrsake do të bëhet nënë e një djali.

Ditën e djeshme vetë Olta ka konfirmuar gjininë e bebit teka publikoi një foto e kapur për dore me partnerin dhe së bashku mbanin një palë këpucë ngjyrë blu.

“Shiko kush po vjen, djali ynë”- shkruan Gixhari krahas fotos.