29 dhjetor 2014 – Olta Gixhari ka rrëfyer një histori të pazakontë. Ajo është shoqëruar nga një patrullë policie deri në banesën e saj. Arsyeja ka qenë se Olta kishte harruar celularin në shtëpi dhe nuk kishte mundësi të thërriste një taksi, por ka parë një patrullë policie dhe i ka kërkuar ndihmë.
Olta tregon se policia e ka ndihmuar atë për t’i gjetur taksi, madje e ka shoqëruar taksinë deri në shtëpinë e saj. Për t'u siguruar që ajo do të ishte e qetë. Pasi siç thotë ajo ishtë natë dhe orë e vonë. Olta shkruan se është ndjerë krenare për policinë tonë dhe ka dashur ta ndajë këtë histori me miqtë e saj.
"Do të doja që edhe ju të tregonit nëse keni histori të ngjashme", përfundon rrëfimin aktorja Olta Gixhari.





