Nga njohja me partnerin në Spanjë deri të shtatzënia me Amar dhe planet për një fëmijë të dytë, Olta Gixhari i ka treguar të gjitha. Bukuroshja 34 vjeçare ka zhvilluar një intervistë me “Revistën Who” dhe ka treguar se do një vajzë dhe e ka planifikuar tashmë që Amari do të bëhet me motër. Madje e ka të qartë edhe se kujt do t’i ngjajë: mamit, sigurisht!

Aktorja e njohur ka rrëfyer edhe se partnerin e ka njohur për Krishtlindje në Madrid e se më të ra në dashuri keq.

“Në Madrid, për Krishtlindje, aty jemi takuar. Por njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë e takuar nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk di nëse më kishte, thjesht nuk kam pasur asnjë një mendim për të. Atë ditë që e pashë, fjalia e parë që i kam thënë ka qenë: Sa i bukur qenke bërë ti… dhe ai qeshi,” është shprehur ajo.
E pyetur se çfarë e bindi më vonë të ikte për të jetuar në Spanjë, Olta theksoi: “Rashë në dashuri, pra. Rashë shumë keq!”