Lajmi i përfolur për muaj me radhë, duket se kam marrë vërtetë zë. Bëhet fajalë për lajmin që u bë publik para disa muajsh nga mediat online, ku thuhej se Olta Gixhari është e dashuruar më një djalë 22-vjeçar. Por këtë lajm bukuroshja bjonde e mohojë shpejt duke thënë se nuk ka asnjë të vërtetë në të.
Në fak ajo gjithnjë është munduar që të mbaj larg jetën e saj private, por duket se këtë herë nuk ja ka dale dhe e kanë tradhëtuar. Është pikërisht 22-vjeçari me të cilën ajo mendohet të ketë një lidhje që ka bërë publike foto të çiftit.
Në profilin e tij në Instagram, Xhek Nasufi ka postuar disa foto me aktoren, disa prej të cilave edhe provokuese.
Xhek Nasufi ka studiuar për Ekonomi¬-Financë dhe prej disa muajsh është në lidhje me aktoren e njohur të Teatrit Kombëtar. Ajo çka bie në sy më shumë nga postimet e 22-vjeçarit janë makinat luksoze, udhëtimet, si dhe festat apo daljet e ndryshme të cilat tregojnë një stil jete të pasur dhe mjaft dinamik.
Aktorja ende nuk ka bërë asgjë publike rreth këtij lajmi. Mbetet veçse të presim një reagim të saj.