Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.
U mësua se Olta i ka kaluar tashmë javët e rrezikut, mirëpo ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë. U desh konfirmimi i pritjes së ëmbël që aktorja të publikonte foton e parë me partnerin.
Sot, Olta ka ndarë një foto ku shfaqet e veshur me një crop top, që i nxjerr në pah barkun e fryrë.
“Kush mund ta gjej ne cilin muaj te shtatzanise jam?”– shkruan aktorja, të cilës duket se shtatzënia i ka dhënë një nur të veçantë.





