Olti Curri njihet për kritikat e shumta në adresë jo vetëm të personazheve publikë, por edhe të fenomeneve të ndryshme sociale.

Por për Dafina Zeqirin nuk ka fjalë të këqija, madje nëpërmjet një Instastory ku edhe ka shpërdarë këngën e fundit, ka thënë fjalë të mëdha për të.

Kjo i ka pëlqyer këngëtares e cila më pas e ka shpërndarë postimin e tij në Instagramin e saj.

"Me pelqen gervishtja e vokalit te zerit te Dafines, tregon se ka dhunti por edhe nje shpirt…

Eshte si te gjithe ata artiste qe kane qare, qeshur, jetuar ne rruge, jo te blinduar ne studio, shtepi, vila…

Origjinale dhe e talentuar.

Nuk eshte qoke, as me ndjek as e ndjek,

Just respect".