Opinionisti durrsak Olti Curri i ka dalë në krah këngëtarit Klajdi Musabelliut, pasi kryeministri Edi Rama e përmendi sot si një nga emërimet partiake që ka bërë LSI.

Olti i kujton kryeministrit rastin e këngëtares Elsa Lila, e cila hyri në grevat e urisë së socialistëve disa vite më parë.

“Edi Rama tallet me Klajdi Musabelliun pse ai punon në një post shtetëror dhe është këngëtar !!! Po Edi Rama vetë që po drejton qeverinë a nuk është piktor ?? Pse nuk përmendi Elsa Lilën ai, që na hapi barkun dhe hyri në çadrat e greves së urisë së socialistëve, po merret me Klajdin që është në hall të vet ??? Të qafsha kryeministrin, nuk sheh se do rriten çmimet me 20% , nga TVSH e biznesit të vogël, po merret me show biz…”, shkruan Olti në rrjete sociale.