Blogeri Olti Curri ka hedhur teorinë konspirative se Alketa Vejsiu duhet të falenderojë kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Lindën për arritjen e prezantimit të festivalit të Sanremos. Në disa foto në Instastory, Curri ka treguar urën lidhëse që e çon Alketën nga gruaja e Ramës, vetë kryeministri e deri tek personi që do të merret me organizimin e “Sanremos” këtë vit.

Postimi i Olti Currit në Instastory:

“Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Matteo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë,”– shkruan Olti fillimisht, teksa publikon edhe foton e Presa.

“Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance with me” nga Alketa Vejsiu,”– vijon blogeri në foton e dytë.

“Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu,”– shkruan blogeri në dy postime e tjera duke argumentuar kështu urën lidhëse që realizoi ëndrrën e Alketa Vejsiut. Ndër të tjera shton se prezantuesja i ka bërë edhe bllok në Instagram.

Prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, do të prezantojë Sanremo 2020 në Itali. Lajmin e ka shpërndarë vetë Alketa përmes Instagram, ku thotë se më në fund po i realizohet ëndrra më e madhe që ka patur në jetë dhe për të cilën ka punuar që prej moshës 12-vjeçare.

Vejsiu do të jetë krah Monica Beluçit në këtë prezantim, por kjo gjë ka ngjallur mjaft reagime në rrjet. Gazetari Gentian Minga e ironizoi trumfin e Alkeat Vejsiut, teksa shkroi me humor se është krah popullit italian në këto momente të vështira.