Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur përsa i përket botës së showbizz-it.

Ai asnjëherë nuk nguron t'i thotë fjalët siç i mendon për cilindo personazh publik, madje edhe duke rrezikuar që të marrë kërcënime apo fyerje nga ana e tyre.

Së fundmi Olti ka thumbuar keq reperin Ledri Vula, i cili i ftuar në emisionin "NIN" në "Klan Kosova" ka bërë një deklaratë në lidhje me repin në Shqipëri.

"Është koha me e çu pak ma nalt nivelin, krejt janë bërë repera. E kena ul standartin", tha Ledri.

Ndërkohë Olti, ka publikuar në "Instastory" videon e emisionit dhe e ironizon këtë të fundit duke i bashkangjitur shkrimin: "Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në wc".

Më tej opinionisti shton: "Ja psh kënga e fundit e Ledrit… një pjesë e tekstit. Ty t’kam prish unë, mu m’ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en’shpi. Ti m’ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti. Unë n’shpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti".