Finalja e madhe e Big Brother është vetëm dy javë larg dhe ethet e banorëve kanë filluar të ndjehen. Në mesin e këtyre diskutimeve nuk mund të qëndronte jashtë opinionisti i ‘Fan Club’, Olti Curri. Sugjerimi i tij ‘pa dorashka’ ka qenë se fituesit duhet të jënë çifti i vërtet Lupçe-Katerina.

“Votoj më shumë për Katerinën dhe Lupçen, pasi ata janë shumë të vërtetë në lidhjen e tyre, çift që zakonisht nuk e shohim në Bllok, por këtu qëndron e bukura e tyre. Të sapo martuarit janë në gjumë, ndërsa Fiorentina dhe Olsi bëjnë mirë të ndahen”, tregon Olti.

Curri paramendon se pas daljes Olsi të lidhet me Ambrën pasi flirtet e shpeshta tregojnë se mes tyre ka tërheqje.