Pas lajmit se Olti Curri është paditur në gjykatë nga Soni Malaj, të shumtë ishin personat të cilët u bënë kurioz për atë çfarë ka ndodhur dhe si do të përfundoi e gjitha kjo.

Lajmi është bëri i ditur nga mediat rozë, po gjithashtu është konfirmuar nga Olti Curri në faqen e tij në Facebook.

Seanca do të mbahet në datën 21 korrik në orën 10:30, në të cilën Olti Curri ka përmendur se do të jetë prezent. Me humorin dhe ironinë që e karakterizon, Olti ka shkruar:

“Shiko shiko …paskam gjyq me Sonin …Ka ndonjë avokat te ri qe ka mbaruar shkollën pa blere provime qe ka qejf te me mbroje ???”.

Gjithashtu ai ka postuar edhe një foto po ashtu ironizuese ku shkruan: “Duke pritur gjyqin”.