Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkuar Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Adnan Kosova.

Vendimi u është përcjellë Komisionerëve Publikë më 30 janar, ndërsa sot OMN rekomandon ankimin e vendimit pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në njoftim thuhet se "Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit."

Prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme kaloi procesin e vettingut më 20 dhjetor të vitit të shkuar.