TIRANË- Omonia përshëndeti interpelancën e deputetit grek të Demokracisë së Re Jani Mihelaki, i cili bëri thirrje për të mos u shkurtuar pensionet e minoritarëve grekë në Shqipëri. 

“Ne mirëpresim nismën e deputetit Mihelaki në lidhje me rastin e pensioneve të OGA. Edhe një herë zoti Mihelakis tregoi ndjeshmëri për vuajtjet e grekëve Epirin e Veriut”, thuhet në deklaratën e OMONIA. 

“Ne i kuptojmë vështirësitë që po kalon atdheu vitet e fundit, dhe mbështesim përpjekjet e bëra nga popullit grek dhe qeveria për përmirësimin ekonomik. I dërgojmë një apel shtetit grek, dhe palëve politike në qeveri, të bëjnë përpjekje të ngjashme, që të mos ketë implikime të tjera financiare për Epirin e Veriut”, përfundon deklarata e OMONIA-s.

Një ligj i imponuar nga Trojka në Greqi, parashikon prerjen e pensioneve për 18 000 minoritarë nga Shqipëria, të cilët që nga viti 1998 merrnin cdo muaj një pension minimal prej 330 euro.