Pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqiti prova shtesë pranë Komisionerit Publik, ku kërkoi ankimimin e vendimit të konfirmimit në detyrë nga KPK-ja për prokuroren Elisabeta Imerajn, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Imeraj është shprehur për News 24 se aktet shtesë të ONM-së nuk i janë vënë në dispozicion për 3 vite, teksa shtoi se pret një proces të drejtë ligjor.

“Aktet shtesë të ONM-së, nuk më janë vënë në dispozicion për thuajse tre vjet hetime. Do paraqes kërkesë për t’u njohur me këto akte, dhe me pretendimet. Mbështes një proces të drejtë ligjor dhe pres një proces të drejtë ligjor”, tha Imeraj.