SHBA – Vetëm një javë pasi Britney Spears pushtoi faqet e gazetave me ndarjen nga i dashuri dhe menaxheri i saj Jason Trawick, ajo rikthehet sërish në vëmendjen e mediave gossip. 

Ndërsa po shkonte të drekonte mesditën e së enjtes, diçka nuk ka vajtur siç duhet me veshjen e saj dhe për pak ylli i muzikës pop ka rrezikuar t’i zbulohej gjoksi. Paparacët ishin aty dhe sigurisht që nuk e kanë lënë pa i shpëtuar ky rast. Gjithsesi ky nuk do të ishte incidenti i parë i Britney Spears me veshjen, pasi edhe në raste të tjera ajo ka treguar më shumë seç duhej nga pjesët intime. Prandaj për të vlen shprehja: Oops l did it again!

Problemi i Spears me veshjen vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër yll i Hollivudit, aktorja Eva Longoria, gjatë ndarjes së çmimeve Grammy, u tradhëtua nga fustani. Një fat të ngjashëm pati edhe Janet Jackson gjatë interpretimit të saj në pushimin e ndeshjes së Super Bowl, kur për shkak të një problemi me veshjen një nga gjinjtë i doli zbuluar.

Në galerinë e fotove të mëposhtme do të gjeni edhe yje të tjerë të kinematografisë dhe muzikës që me dashje apo jo i kanë treguar paparacëve pjesët intime që normalisht duhet t’i shohë vetëm partneri në dhomën e gjumit.