Një 60 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Opel".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor  Elbasan –Peqin, ku ka humbur jetën shtetasi Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. 

Viktima u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por ishte tepër vonë për të. 

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, shtetasja A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.