Në kuadër të nismës “Open Balkan”, Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë në datat 3 dhe 4 nëntor.

Mësohet se Rama, presidenti serb Vuçiçi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të diskutojnë në Beograd për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e tyre.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.