Është zbardhur axhenda e takimeve që do të mbahen në Beograd, në kuadër të nismës “Open Balkan”, ku kryeministri Edi Rama do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonise se Veriut Nikolla Dimitrov, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen për shkak të rezultateve në zgjedhjet lokale.

Në axhendë thuhet se Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër do të takohet me Ramën dhe Dimitrov, në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Ndërsa në mesditë do të ketë një konferencë të përbashkët.