Policia e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme një operacion antidroge, ku ka arrestuar 2 persona që u kapën me 60 kg drogë dhe armë pa leje.
Të arrestuarit u kapën në kuadër të operacionit “Ndjekja”. Ata janë: Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë; Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë. Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e shtetasit: B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Kruje.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit Siçiljan Çakraj dhe B. Rr., kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.
Mbi bazën e informacioneve të mara është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13.07.2017, shtetasit e mesipërm janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko (unaza e re Tirane), duke levizur me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP, ku janë konstatuar duke levizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.
Në vendin e quajtur Pallati me shigjeta, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit Siçiljan Çakrajt, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi me peshë 4.6 gramë.
Po gjatë operacionit në ambjentet e banesës së shtetasit Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lendë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre amrë gjahu.
Gjatë ndërhyrjes, shtetasi B.Rr. ka arritur t’i shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Siçiljan Çakraj, është i biri i Petrit Çakrajt, dëshmitar në dosjen e Azem Hajdarit.





