Arrestohen në Greqi 2 shqiptarë, njëri prej tyre shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ndërsa gjatë prangosjes janë sekuestruar armë dhe një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

Operacioni u zhvillua në Imathia nga policia e Kavallës në bashkëpunim me ata të Verias, Aleksandrias dhe Imathias.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 248 gramë kokainë, 11.3 gramë marijuanë, 1 pistoletë me 27 fishekë, 14.200 euro dhe 5 celularë.

Pistoleta e sekuestruar rezulton t’i jetë vjedhur një polici grek në Selanik më 22.02.2020.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, të akuzuar se shpërndanin drogë në Imathia dhe Selanik.

Një nga shqiptarët rezulton i kërkuar nga Interpol Tirana për “trafikim të lëndëve narkotike”, “grup i strukturuar kriminal, “kryerja e krimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, shkruajnë mediat fqinje.