Gjatë ditës së sotme policia e Këlcyrës ka kryer një operacion në fshatin Katunisht të bashkisë Këlcyrë.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 30 kg lëndë narkotike, e llojit Cannabis Sattiva, të gjetur në një banesë si dhe ka arrestuar një shtetas me inicialet R.J.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





