Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve paraprake, janë arrestuar disa shqiptarë dhe italianë të përfshirë në trafikun e drogës.

Operacioni është finalizuar mëngjesin e sotëm dhe në vijim priten të tjera detaje në lidhje me operacionin e numrin e të arrestuarve.