Një efektiv i policisë se Qarkut të Shkodrës është aksidentuar gjatë një operacioni antikanabisi në Dukagjin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur Rrok Frroku ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë në një humnerë.

Në ndihmë i kanë ardhur menjeherë koleget e tij dhe me pas është derguar për në spitalin e Shkodrës.

Frroku ndodhet nën kujdesin e mjekeve, jashtë rrezikut per jeten.