Policia greke ka realizuar një operacion antidrogë në sheshin Exarchia në Athinë, ku u prangosën katër shtetas të huaj.
Të arrestuarit, dy shqiptarë e dy algjerianë u kapën gjatë një operacioni të shpejtë të ndërmarrë nga policia e kryeqytetit helen.
Operacioni u krye nga Divizioni i Prokurorisë së Drogës në Attica me ndihmën e OPKE, Ekipet “Aksion” dhe Policia e Divizionit të Huaj, shkruajnë mediat në Greqi.
Sipas policisë, të arrestuarit janë vënë në pranga nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në total, ata gjetën dhe sekuestruan 75 pako me kërp të papërpunuar, me peshë 140 gram. U kapën edhe shuma prej 90 eurosh dhe 3 celularë.





