Një sasi prej 5 tonë marijuanë është sekuestruar në Itali, për të cilën janë arrestuar 25 trafikantë. 

Mediet fqinje raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Forcat e Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë financiare në Catanzaro dhe shërbimin qëndror për krimin e organizuar në Romë, po punojnë për zbatimin e urdhër-arresteve për këta persona. Dyshohet se ata janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas medieve italiane, gjatë orëve në vijim priten detaje nga operacioni.