Një operacion i gjerë kundër mashtrimeve online po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, ku janë goditur disa baza call centerash që dyshohet se mashtronin qytetarë europianë.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit janë kryer disa arrestime, ndërsa janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike.

Operacioni po zhvillohet në disa zona të kryeqytetit dhe vijon ende, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme në vijim.