Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion kundër “Ndraghetas” dhe ka ekzekutuar 52 urdhra arresti.
Akuzat ndaj të arrestuarve janë shoqatë kriminale e tipit mafioz dhe shoqërim kriminal që synon trafikimin e lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.
Ata gjithashtu akuzohen për krimet e zhvatjes, grabitjes, marrjes së mallit të vjedhur, pastrimit të parave dhe regjistrimit fiktive të mallit, të rënduara me metoda mafioze.
Në operacionin e quajtur “Karpathos” janë përfshirë mbi 400 karabinierë. Për 39 personat e përfshirë u caktua masa e paraburgimit, 6 u caktua arrest shtëpie dhe tetë u lanë në detyrim paraqitjeje.