Policia në qarkun Shkodër është duke organizuar një operacion masiv antikanabis të shtrirë në dy zona, në Pult dhe Koman-Temal.
Sipas burimeve, mësohet se në operacionin e gjerë të policisë po marrin pjesë rreth 200 forca policore nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Deri në orët e mbrëmjes së të hënës është bërë i mundur asgjësimi i 20 mijë bimëve narkotike të mbjella në 99 parcela. Gjithashtu është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e tharë.
Në zonën e Pultit policia ka bërë të mundur edhe shoqërimin e 3 personave, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri “Shotgan”.
Operacioni do vijojë edhe në dy ditët e ardhshme, bëri të ditur policia.





