Policia italiane në Ascoli ka zhvilluar një operacion antidrogë, gjatë të cilit ka rënë në pranga një shqiptar i dyshuar.
I riu dyshohej për aktivitet të paligjshëm dhe iu nënshtrua kontrollit të befasishëm të agjentëve.
Kontrolli i menjëhershëm çoi në zbulimin e afërsisht dy kilogramëve kokainë të cilësisë së lartë dhe materialeve të paketimit brenda banesës ku ai po qëndronte, në bregdetin e San Benedetto del Tronto.
Duke pasur parasysh provat e fajësisë, autoritetet thanë se shqiptari u arrestua në flagrancë. Me urdhër të Autoritetit Gjyqësor në Gjykatën lokale, ai u dërgua në burgun lokal.
Kurse me kërkesë të Autoritetit Gjyqësor, masa paraprake u vërtetua më 10 mars nga Gjyqtari i Hetimeve Paraprake në Gjykatën lokale, informon media italiane.
Bazuar në provat e mbledhura dhe pas seancës së vërtetimit, gjyqtari zbatoi masën paraprake të paraburgimit ndaj shqiptarit.





