Mbrëmjen e sotme një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Vlorës.

Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, kanë zhvilluar një operacion për ndalimin e personave me rrezikshmëri.

Si rezultat në pranga është vënë një 25-vjeçar, pasi mbante armë pa leje.

Aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit ku policia ka patur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.