Kapiteneria e portit Durrës, në bashkëpunim me ASHD dhe rimorkiatorin “Epidamn II” me kapiten Petrit Cila, ka kryer një operacion shpëtimi dhe rimorkimi për anijen Oak 1 (IMO 8104591).

Anijes i janë këputur të dyja spirancat si pasojë e detit mbi 6 ballë në radën e portit të Durrësit, duke rrezikuar daljen në breg.

DurresLajm” mëson se operacioni për të sjellë anijen në siguri ka përfunduar me sukses, dhe Oak 1 po rimorkiohet për në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit.