Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit Graeme Biggar. Në këtë takim me rëndësi, mori pjesë edhe kreu i Policisë së Shtetit Muhamet  Rrumbullaku.

Mësohet se ata kanë diskutuar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.