Ushtria izraelite u bëri thirrje sot (12 mars) banorëve të disa zonave në qendër të Bejrutit, në Liban, që të evakuohen, pasi pritet të nisë operacione kundër organizatës Hezbollah të mbështetur nga Izraeli.

“Paralajmërim urgjent për banorët e Bejrutit, veçanërisht lagjen Basoura, ju jeni pranë një objekti që i përket Hezbollahut terrorist, kundër të cilit ushtria do të veprojë”, tha zëdhënësi arabishtfolës i ushtrisë izraelite IDF, kolonel Avishai Andrae, në një postim në Platformën X.

Më tej këshilluan qytetarët se si të vepronin dhe distanca në të cilën duhet të qëndronin.

“Ju duhet të evakuoni menjëherë ndërtesën në fjalë, si dhe ato fqinje, dhe të largoheni të paktën 300 metra”, shtoi ai, duke postuar një hartë që tregon ndërtesën për të cilën po flet, të skicuar me të kuqe.