Kirurgjia plastike është një specialitet që përfshin rimodelimin apo ndryshimin e trupit të njeriut. Ndahet në dy kategori, një prej të cilave është ajo kozmetike ose estetike, që është tepër e kërkuar kohët e fundit.

Sipas statistikave të Shoqatë Ndërkombëtare të Kirugjisë Plastike, në vitin 2016 janë bërë 23.6 milionë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë dhe trup.

Rritja e numrit të gjoksit nga femrat është procedura më e kërkuar në vitin 2016, duke përbërë 15.8% të të gjithë operacioneve të bukurisë.

Pas saj vinte ngushtimi i barkut me 14%, kirurgjia e rrudhave të syve me 12.9% dhe rimodelimi i hundës me 7.6%.

Zmadhimi i penisit thuhet se është procedura më pak e kërkuar në vitin 2016, e cila ka pësuar rënie me -28%.

Ndërsa, numri i vajzave në botë që duan t'i nënshtrohen ndërhyrjes estetike në vaginë është rritur me 50 % krahasuar me vitin e kaluar.