Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin policor “Sundimi i ligjit”, duke u shprehur se përmes këtij të fundit po mbrohen komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.
Balla shtoi se nga ndërhyrjet e policisë në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë janë arrestuar dhe ndaluar 19 persona dhe janë sekuestruar lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.
Reagimi i plotë:
Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.
Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.
Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër.