Gjykata e Posaçme ka liruar menjëherë një pr4ej të arrestuarve në kuadër të operacionint anti-drogë të SPAK.

Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Lloshi i cili u ndalua gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi.

Ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje botën e krimit, madje nuk është larguar asnjëherë jashtë vendit.

Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotove, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë GJKKO konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për:

Artur Hoxhosmani
Klevis Hoxhosmani
Ermir Ndrejaj
Erjon Alibej
Plarent Dervishaj.