Gjykata e Krujës ka marr vendimin për tre të pandehurit e operacionit anti-drogë të quajtur “Agimi” që u zhvillua në Nikël të Krujës.

Bëhet me dije se është dhënë vendimi për arrest shtëpie për Eldi Kacelin dhe për dy të pandehurit e tjerë Marsel Locin dhe Asllan Veliun është vendosur arrest me burg.

Ditën e djeshme Gjykata e Krujës ka dhënë masën për 13 të arresturit e parë të operacionit “Agimi” mes tyre edhe një grua.