Dritan Rexhepi është shqiptari që dyshohet se është pjesëtar dhe me rol kryesor të rrjetit të drogës në Europë.

Ai është një nga shqiptarët me të kërkuar në botë, i arratisur nga burgjet e tri shteteve, i kapur nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vite pas arratisjes nga një burg i Belgjikës.

Shqiptari u ndalua nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë. Ai kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin, por gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.

Dritan Rexhepi, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve, nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, i akuzuar për vrasjen e dy policëve në vitin 1999. Ka qenë pikërisht shteti belg, ku Dritan Rexhepi u arrestua për herë të fundit, por arriti të arratisej nga burgu më 2 tetor të vitit 2011.