20 persona ranë në pranga nga 35 anëtarë të një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë.
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë operacionit antidrogë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis dhe 5 automjete.
Grupi kriminal vepronte afër shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë e kryeqytetit.
Policia e Shtetit: Grupi përbëhej nga 35 anëtarë, 20 janë vënë në pranga, 5 janë vënë në pranga më parë, 10 janë në kërkim. Janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 5 automjete, ka rezultuar se shpërndanin lëndë narkotike afër shkollave dhe ambiente të frekuentuara nga të rinjtë.