Gjykata e Krujës ka caktuar sot masën e sigurisë për 13 persona, të cilët u arrestuan në kuadër të një operacioni antidroge në zonën e Niklës ku u zbulua një sasi droge.

Mësohet se për tre të arrestuar të tjerë do të jepet masa ditën e nesërme, ndërsa vijon puna për arrestimin e 22 personave të tjerë.

Konkretisht gjykata Krujës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 6 të ndaluar, ndërsa për 5 të tjerë ‘arrest shtëpi’ si dhe ‘detyrim paraqitje’ për 2.

Masat e dhëna nga gjykata:

Fetije Kullaj- arrest me burg

Erion Deliu- arrest me burg

Musait Vathi- arrest shtepie

Dashamire Deliu- arrest shtepie

Sokol Kullaj- arrest shtepie

Refik Deliu- arrest shtepie

Ferid Kullaj- arrest me burg

Dashamir Kullaj- arrest me burg

Erlind Almeta- arrest me burg

Xhavid Kullaj- arrest shtepie

Indrit Kullaj- arrest me burg

Ervin Perlica, detyrim paraqitje

Flamur Halili- , detyrim paraqitje

Diten e neserme eshte per tu bere vleresimi i mases dhe per 3 shtetas te tjere.