3 Tetor 2014 – Që nga shtatori i viti 2013 karabinieria e Provincës së Vincencës kishte filluar goditjen e një bande Shqiptaro-tuniziano-pakistanezo-indiane narkotrafikantësh, në kuadër të operacionit të quajtur “Babele”. Në kry të bandës ishin dy shqiptarë: Tomorr Islami, 34 vjec dhe Gentjan Hoxha, 32vjec.

Më pas në shkallë hierarkike vinin tunizianët, pakistanezët dhe në fund fare “argatët” indianë. Në kuadrë të këtij operacioni u arrestuan 11 persona. U vunë nën hetim 13 persona dhe u mbajtën nën vëzhgim 50 përdorues drogash. U sekuestruan 20 Kilogramë heroinë me vlerë shitje me cmim pakice 2 milion euro, 30 gramë kokainë si dhe u sekuestruan 4 000 euro kesh.

U provua që një pjesë e parave të fituara nga droga ishin investuar në Tunizi në blerjen e një vile tre katëshe në bregdet. Karabinieria italiane po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të gjurmuar para të fituara nga droga të investuara në Shqipëri sidomos në pasuri të patundshme.

/Gj.Th. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/