Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për zbardhjen e vjedhjeve në qytet. Operacioni i koduar “Bicycle 3” çoi në arrestimin e një 36-vjeçari, i dyshuar për disa raste vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Durrësit.
Në pranga ka rënë shtetasi Safet Tata, banues në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Operacioni u organizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si pjesë e punës për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë. Policia njoftoi se bashkëpunimi me qytetarët ka qenë kyç për identifikimin e autorit.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe për të zbuluar nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





