Një operacion blic i Policisë së Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj mesditën e kësaj të enjteje.
Mësohet se arrestimi është bërë në qendër të qytetit pasi policia ju bëri pritë te sheshi “Pranvera”.
Në pranga kanë rënë shtetasi A.M., i cili ka punuar disa kohë në Holandë dhe D.V., i cili sapo kishte dalë nga burgu për plagosje me armë zjarri.
Forcat blu i kanë pikasur të rinjtë në rrugën “Mustafa Varoshi” teksa udhëtonin me shpejtësi me motoçikletë, të cilën e kanë sekuestruar.
Deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia.





