Një 24-vjeçar në Tiranë ka kryer një ndërhyrje delikate në tru, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Rama që shprehet ndër të tjera, se operacioni si ky, kryhen në klinikat më të mira evropiane.
“Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, nga ato operacione që kryhen në klinikat më të mira europiane, është realizuar me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar”, shkruan Rama.