Dy vëllëzër janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme dhe pritet të ekstradohen në Itali, pasi kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë në shumë raste. Vëllezërit me iniciale Alban Sinanaj 32 vjeç dhe Shkelzen Sinanaj 42 vjeç janë arrestuar nga Drejtoria e Krimeve Kompjuterike në kuadër të një procedimi penal të SPAK.

Ata dyshohet se me anë të “Call Center” kanë mashtruar shumë shtetas nga Italia, duke realizuar fitime që shkojnë deri në rreth 4 milionë euro.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.

Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas(vëllezër).

Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve