15nëntor 2015 – Katër shqiptarë u arrestuan dje nga policia e Merates në Itali me akuzën e shpërndarjes së drogës e kërcënimeve. Hetimet për ta nisën në muajin gusht kur u bënë shenjestër me armë nga një 19-vjeçar me armë, në Monteveçhia. Sipas mediave italiane u arrestuan:
Klaudio Aeksi, 22 vjeç, Shpetim Habili 23 vjeç, Kristjan Zeqo, 28 vjeç si dhe Marjus Ducka, 22 vjeç. Ky i fundit njihej me nofkën “Gorilla”, emër i cili iu vu dhe operacionit. Arrestimi i tyre u bë pas ngjarjes së 4 gushtit në një parkim të nëndheshëm në Cazzaniga të Merateve. Për këtë ngjarje u gjykua e më pas u la i lirë italiani.
Policia italiante dyshonte se shqiptarët mund të merrnin hak për italianin. Sipas tyre, gjatë kohës kur ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, Zeqo kishte shkelur vendimin, duke u kapur me 1 kg marijuanë. Në një tjetër rast ai akuzohet se ka shkuar në shtëpinë e shtetasit Giovanni Conti, duke e kërcënuar në sy të të atit.
/portali DurrësLajm/