Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u goditën 8 grupe kriminale të rrezikshme dhe kanë rënë në pranga 18 persona.

Pasi përgëzon Policinë dhe SPAK, Çuçi deklaron se nuk duhet bërë asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën dhe se do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë.

8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan ministri në rrjetet sociale.