GJKKO ka lënë në burg katër nga të arrestuarit nga operacioni i SPAK i organizuar për goditjen e grupeve kriminale.
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën.
Bëhet me dije se seanca për Emiljano Shullazin është shtyrë për në orën 14:00.
Arsyeja e shtyrjes ishte se ai kishte kërkuar të mbrohej nga avokati i shtetit dhe se nuk do merrte pjesë në seancë.